Kërcet arma në Shkodër/ Plagoset gjatë natës 27-vjeçari, policia identifikon autorin, shoqërohen disa persona (EMRI)

Sherr me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se gjatë një sherri të çastit është plagosur 27-vjeçari Vasel Koçeku. Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe është në kërkim të ti

Kërcet arma në Shkodër.  Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës  ka ndodhur një sherr mes disa personave, ku ka ngelur i plagosur Vasel Koçeku.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari është plagosur gjatë një sherri për motive të dobëta. Ky i fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është në kërkim të tij. Nuk dihen ende detaje të tjera për këtë ngjarje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar edhe disa persona.

Foto nga vendngjarja

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për plagosjen e 27-vjeçarit, Vasel Koçeku. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri 27-vjeçari. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe është në kërkim të tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.06.2020, ora 03:10, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, tek ish-kryqëzimi i degës, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, shtetasi V. K., 27, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në Spitalin Rajonal Shkodër. Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve. Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje