Detaje nga atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjes, si hodhi ish-shoferi grantatën në zyrë, makina e priste jashtë (EMRI)

Lushnje- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi që ndodhi në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushes.

Mësohet se Gëzim Saraçi, ish- shoferi i kryetarit të mëparshëm të bashkisë Lushnjs, ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut dhe ka hedhur granatën dhe më pas është larguar nga vendngarja.

Dyshohet se Saraçi pasi hedhur granatën është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë, ku  e prisnin dy persona të tjerë.   Nga shpërthimi janë plagosur Vitor Tushe dhe sekretarja e bashkisë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.