10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Dha dorëheqjen pak ditë më parë, Luan Rama kujton 17-vjetorin e themelimit të LSI: Nuk është kohë për të pritur, por për t’u ringritur

Luan Rama jep sot një mesazh, me rastin e 17-vjetorit të themelimit të LSI, ndonëse pak ditë më parë njoftoi largimin nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama thotë se tashmë është koha për t’u ringritur dhe jo për të pritur.

“Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri. LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

17 vjet prej themelimit të LSI-së:
KOHA PËR T’U RINGRITUR
Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.
Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.
LSI lindi si shpresë,
lindi si besim,
lindi si ndryshim.
Lindi për të qenë lëvizje.
Është koha për t’u ringritur,
Nuk është kohë për të pritur!
Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.
LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme