Sot del në shitje libri i presidentit turk Erdoğan: “Një botë më e drejtë është e mundur”

Libri “Një botë më e drejtë është e mundur”, i shkruar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, do të vendoset në raftet e librarive gjatë ditës së sotme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në librin e tij, Erdoğan vë theksin mbi bllokimet me të cilat përballet politika globale, duke përfshirë padrejtësinë, krizat e refugjatëve, terrorizmin ndërkombëtar dhe islamofobinë. Ai gjithashtu ekspozon diskriminimin dhe standardet e dyfishta në botë nëpërmjet shembullit të OKB-së.

Presidenti tërheq vëmendjen për problemet që lidhen me politikën globale, si mangësitë në aspektin e legjitimitetit, inkluzivitetit, efikasitetit, përfaqësimit dhe qeverisjes, duke përsëritur nevojën për reforma gjithëpërfshirëse.

Si zgjidhje, Erdoğan sugjeron përfaqësim të drejtë dhe heqjen e privilegjit të vetos që aktualisht është i kufizuar në pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA, Britania, Franca, Rusia dhe Kina.

Libri botohet nga shtëpia botuese Turkuaz me bazë në Stamboll dhe do të përkthehet në disa gjuhë, duke përfshirë anglishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, rusishten dhe spanjishten.

Fitimet nga shitja e tij do t’i shkojnë Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).