Dhimbje e madhe në familjen e aktorit Muharrem Hoxha, Covid 19 i merr jetën…

Bashkëshortja e aktorit të njohur Muharrem Hoxha, Jalldiz Hoxha është ndarë nga jeta pas infektimit nga Covid 19 në moshen 65-vjeçare.

Mësohet se Hoxha do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme. Ceremonia mortore dhe përcjellja e saj do të bëhet në qytetin e Durrësit.

Muharrem Hoxha një nga aktorët më të njohur të humorit në Shqipëri i është larguar ekranit prej disa vitesh.

Ndarja nga jeta e bashkëshortes në moshën 65 vjeçare është një humbje e madhe për aktorin dhe familjen e tij, të cilët janë duke kaluar momente të vështira për këtë humbje të parakohshme si pasojë e koronavirusit.

Që prej nisjes së pandemisë aktori dhe bashkëshortja e tij janë shpërngulur drejt Pogradecit për të qenë më të mbrojtur nga infektimi,është shprehur Hoxha gjatë një interviste televizive vitin e kaluar por duket se shpërngulja nuk ka arritur ta mbrojë nga infektimi bashkëshorten e tij.