Digjet një automjet gjatë natës në Krujë

Një automjet është djegur në fshatin Derven të Krujës.

Një automjet është djegur në fshatin Derven të Krujës. Sipas njoftimit të policisë është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50 ku shtetasi e kishte parkuar automjetin pranë shtëpisë, raporton Top Channel.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se automjeti është në pronësi të kryeplakut të fshatit Derven.