Reforma në drejtësi, Yuri Kim pret në rezidencën e saj ministren Gjonaj

Yuri Kim gjatë një editoriali për ecurinë e reformës në drejtësi tha se kjo reformë kaq e rëndësishme për vendin ndodhet në një fazë kritike.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur sot në rezidencën e saj Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku kanë diskutuar për Reformën në Drejtësi.

Mësohet se edhe në ditët në vijim Yuri Kim do të zhvillojë takime të ngjashme me aktorët kryesorë që lidhen me zbatimin e reformën në drejtësi.

Yuri Kim gjatë një editoriali për ecurinë e reformës në drejtësi tha se kjo reformë kaq e rëndësishme për vendin ndodhet në një fazë kritike, ku ka bërë përparime reale për të frikësuar ata që i tremben zbatimit të saj, por ende nuk ka shkuar në atë fazë që të kënaq popullin shqiptar. Kim tha se palët Parlament-Presidencë duhet të bashkëpunojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndjekin rekomandimet e Komisionit të Venecias./CNA.al