Dritë shprese për italianët, vijon rënia e numrit të viktimave nga koronavirusi

Fatmirësisht vijon në rënie numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 542 viktima kundrejt 604 të shënuara një ditë më parë.

Ndërkohë këtë të mërkurë vihet re rritje e numrit të të infektuarve në 3.836 ndërsa një ditë më parë ishte 3039.