Turqia dërgon ndihma mjekësore në shumë vende të Ballkanit

Një avion ushtàrak mallrash i Turqisë u ngrit nga Ankaraja për të dërguar ndihma mjekësore në kuadër të luftës kundër koronavìrusit të tipit të ri (COVID-19) në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi.

Turqia vazhdon të dërgojë ndihma mjekësore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një avion ushtàrak transporti i Turqisë u ngrit nga Ankaraja për të dërguar ndihma mjekësore në kuadër të luftës kundër koronavìrusit të tipit të ri (COVID-19) në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi.

Ndihmat për vendet në fjalë, të cilat bënë kërkesë për ndihmë, u dërguan me direktivën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ndihmat e përbëra nga maskat, veshjet mbrojtëse dhe pajisje të diagnostikimit të shpejtë, që u përgatitën nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, u ngarkuan në avionin ushtàrak të mallrave tip A400M, i cili u ngrit nga aeroporti ushtàrak në Etimesgut të Ankarasë.

Sipër kutive me materialet e dërguara është shkruar në turqisht dhe gjuhën e vendeve përkatëse një thënie e mendimtarit dhe poetit të njohur mistik, Mevlana Xhelaledin Rumi:

“Pas momenteve dëshpëruese ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Edhe javën e kaluar një avion ushtàrak turk me ndihma mjekësore u dërgua nga Ankaraja në Itali dhe Spanjë, vendet më të goditura nga koronavìrusi i ri (Covid-19) në Evropë.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, theksoi se Turqia nuk i ka lënë të vetëm vendet mike dhe vëlla të Ballkanit në luftën kundër koronavìrusit të ri (COVID-19).

Şentop, nëpërmjet një postimi në «Twitter», vlerësoi ndihmën mjekësore të Turqisë në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19, që Turqia dërgoi sot në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.

Ai tha se Turqia nuk i ka lënë të vetëm vendet mike dhe vëlla të Ballkanit në luftën kundër COVID-19. “Avioni ushtàrak kargo me ndihma mjekësore për Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi u nis nga Ankaraja. Turqia do ta zgjasë gjithmonë dorën e ndihmës për vëllezërit”, shkroi ai.

Kryeparlamentari turk gjithashtu e shoqëroi postimin e tij edhe me fotografi të ndihmave mjekësore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka biseduar sot nëpërmjet telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, rreth ndihmave të nisura nga Turqia për popullin kosovar.

Presidenti Thaçi në një shkrim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se Turqia ka nisur “një paketë të ndihmës mjekësore si ndihmë për Kosovën në luftimin e COVID-19”.

“Pas bisedës sime telefonike me presidentin e Turqisë, Erdogan, pranuam një paketë të ndihmave mjekësore si ndihmë nga Turqia për Kosovën për të ndihmuar në luftimin e COVID-19. Thellësisht mirënjohës presidentit Erdoğan dhe Turqisë për mbështetjen e Kosovës në këtë kohë të pashembullt”, ka shkruar Thaçi.

Ambasada e Turqisë në Kosovë, por edhe Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar të martën se sot në orën 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?v=yLCWXHtURdk&feature=emb_title