“Duhet të paguash një person në nivel Ministrie …”, zbulohen përgjimet e italianëve, cilat janë lidhjet e Ndraghetas në Shqipëri

RTV Ora ka siguruar dosjen hetimore me mbi 1000 faqe mbi të cilën në Itali u ekzekutua më 21 janar 2021 megaoperacioni i antimafias italiane të Katanzaros.

Bëhet fjalë për arrestimin e 50 personave, mes tyre edhe 7 shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e kësaj skeme.

Mes personave të vënë në pranga është dhe një ish nëntenent i Guardia di Finanza Italiane që në dosjet thuhet se kishte lidhje me elementë shqiptarë e me njohje e interesa në Shqipëri. Gjithashtu, nga dosja zbulohet se janë nën hetim disa politikanë kalabrezë me interesa sipërmarrje në Shqipëri si dhe europarlamentari Lorenzo Cesa.

Po kështu në dosje përmendet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre…

Në dosje janë mbi 266 mijë dialogë përgjime ambientale e telefonike të eksponentë të klaneve mafioze të Ndranghetas kalabreze si “Grande Aracri”, “Arena”, “Buonaventura”e Aracri”, që veprojnë në Crotone, Isola Capo Rizzo, e Cutro, e sipërmarrës, politikanë,  profesionistë e funksionarë publikë.

Nëntenenti i Guardia di Financa që kryente lidhjet e Princit me Shqipërinë

Sipas dosjes besohet në krye të këtij grupimi kriminal qëndronte sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën “Princi”, me lidhje të ngushtë me të gjithë bosat mafiozë të ndrineve kalabreze të përfshira në këtë operacion e i devotshëm në aferat kriminale të Ndranghetas e me investime në Shqipëri.

Në dokumente zbardhet se nëntenenti i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro, tashmë në pension i shërbente sipërmarrësit Antonio Gallo me informacione mbi operacionet e policisë italiane, e hetimet e Antimafias duke siguruar një vend pune për djalin e tij në një kompani që Antonio Gallo kishte hapur në Shqipëri.

Ish nëntenenti i Guadia di Finanza premtonte të gjente çelësat e duhur pranë Ministrive shqiptare e  Administratës Publike me qëllin hapjen e aktiviteteve sipërmarrëse.

Aktiviteti sipëmarrës në Shqipëri u interesonte dhe politikanëve e funsionarëve kalabrezë Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir.

Tomaso Brutto është këshilltar në komunën e Cattanzaros e Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.

Tomaso e Saverio Brutto po përpiqeshin të hapnin në Shqipëri një sipërmarrje tip Brico për tregtimin e matarialeve për parandalimin e aksidenteve me aksione të barabarta mes tyre po që shuma fillestare e investimit do të jepej e tëra nga Antonio Gallo.

Marrëveshja e tyre për investime në Shqipëri do të niste më 14 prill 2017 pas takimit të zhvilluar mes politikanit kalabrez Tomaso Brutto e funksionarit të Guardia di Finanza të Catanzaros Ercole D’Alesandro.

Nga përgjimet e Antimafias, politikani italian Tomasso Brutto ndjehej i siguruar se në këtë aferë ishte ortak dhe financieri Ercole.

Në një tjetër përgjim të Antimafias, në takimin e dytë të zhvilluar mes tyre, më 24 prill 2017, ish-funksionari i Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro  siguronte se kishte lidhje të mirë me Shqipërinë e se për të të bërë biznes duhej paguar ryshfete.

“Duhet të paguash e të paguash një person të vetëm e në nivel Ministrie e vetëm tek njëri aman…” thotë ai në këtë bisedë.

Aktiviteti sipërmarrës i tyre në Shqipëri u inaugurua më 22 qershor 2017 e pikë referuese ishte djali i funksionarit të Guardia di Finanza Ercole D’Alesandro.

Në përgjimet e Guardia di Finanza zbardhet dhe emri i një tjetri eksponenti të lartë të politikës kalabreze, Francesco Talarico sekretar rajonal i Partisë UDC (Bashkimi demokristian) e këshilltar i bilancit në rajonin e Kalabrias.

Në një bisedë mes tij dhe financierit Ercole D’Alesandro, flitet për korrupsionin në Shqipëri.

“Korrupsioni është total” thonë në bisedat me njëri-tjetrin, “bëhet biznes pa tendera”.

Në biseda shfaqet dhe emri i eurodeputetit Lorenzo Cesa që sipas tyre mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjaft që një ministri në Shqipëri t’i japësh…”

Pozicioni i europarlamentarit Lorenzo Cesa, krijon interesa të mëdha për të investuar në Shqipëri e kryesisht në sektorin e sistemit mjekësor, në klinika, spitale në tregtimin e instrumenteve mjekësore etj. Investimet në Shqipëri ishin shtrirë dhe në sektorin e ndërtimit.