KQZ: Deputetët të mos marrin pjesë në veprimtaritë e administratës deri më 25 prill

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që administrata të mos ftojë deputetët në veprimtaritë që bëhen në bashkëpunim me zgjedhësit me arsyen e “neutralitetit të administratës publike” para zgjedhjeve të 25 prillit.

KAS vendosi që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të informojë Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i kërkojë që, në respektim të standardit të zgjedhjeve dhe neutralitetit të administratës publike, deputetët, deri në datën e zgjedhjeve të mos ftohen në veprimtaritë rutinë të administratës qendrore dhe vendore të tij, të cilat zhvillohen nëpërmjet kontaktit, komunikimit dhe bashkëpunimit me zgjedhësit”, shkruhet në njoftimin e KQZ-së.

 

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kërkesën Ankimore nr. 01 me objekt “Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021” me ankues, z. Arben Qalliu dhe Kërkesën Ankimore nr. 02 me objekt “Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021” me ankues, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në përfundim të shqyrtimit Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ndryshimin e vendimit nr. 7, datë 14.01.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranimin e ankimit të z. Arben Qalliu lidhur me vendosjen e sanksionit administrativ, si edhe rrëzimin e ankimimit Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vendosjen e sanksionit administrative ndaj deputetit Bujar Çela.
Gjithashtu, KAS vendosi që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të informojë Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i kërkojë që, në respektim të standardit të zgjedhjeve dhe neutralitetit të administratës publike, deputetët, deri në datën e zgjedhjeve të mos ftohen në veprimtaritë rutinë të administratës qendrore dhe vendore të tij, të cilat zhvillohen nëpërmjet kontaktit, komunikimit dhe bashkëpunimit me zgjedhësit.