Duka rizgjidhet në krye të FSHF/ Me 37 vota pro merr mandatin e gjashtë

Armand Duka është zgjedhur për një tjetër mandat në krye të federatës shqiptare të futbollit. Komuniteti i lojës më të bukur në botë zhvilloi asamblenë zgjedhore paraditen e së martës duke zgjedhur organet më të larta drejtuese. Në përfundim të procesit të votimit për garën për president, Duka mori 37 vota nga 43 delegatë të…

Armand Duka është zgjedhur për një tjetër mandat në krye të federatës shqiptare të futbollit.

Komuniteti i lojës më të bukur në botë zhvilloi asamblenë zgjedhore paraditen e së martës duke zgjedhur organet më të larta drejtuese. Në përfundim të procesit të votimit për garën për president, Duka mori 37 vota nga 43 delegatë të pranishëm në sallë.

5 vota mori kandidati tjetër Sulejman Starova dhe asnjë votë kandidati Dirtan Shakohoxha.

Asambleja në procesin e saj zgjedhor u përshëndet edhe nga figura të larta të FIFA-s dhe zëvendës presidenti i UEFA-s, Zibi Bonjek, një emër i madh i futbollit polak dhe europian.

Ndërkohë që më pas gjithçka u zhvilluar normalisht në fillim me procesin e votimit dhe të numërimit të të votave për garën për president.

Pas mandatit të gjashtë të fituar, presidenti Armand Duka ka theksuar se kjo jetëgjatësi në krye të institucionit të futbollit është një vlerësim për punën e bërë deri më tani dhe një eksperiencë për ta çuar më përpara atë.

Gjithashtu në asamble u votua edhe për 10 anëtarët e komitetit ekzekutiv të cilët janë, Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho dhe Ylli Ҫekiҫi.