Studentët protestojnë, thirrje me megafon për t’u organizuar si në 2018

Valmir Vishaj bojkotoi mësimin sot në Fakultetin e Shkencave për të protestuar brenda institucionit arsimor për rritjen e çmimeve. Valmir Memishaj: “Të jesh student i Fakultetit të Shkencave Sociale do të thotë të reagosh. Mirëpo ka ndikuar se ishte orë mësimi dhe dekanati nuk dha leje për protestën. Mbase studentët kanë edhe frikë e mungesë dëshire.”…

Valmir Vishaj bojkotoi mësimin sot në Fakultetin e Shkencave për të protestuar brenda institucionit arsimor për rritjen e çmimeve.

Valmir Memishaj: “Të jesh student i Fakultetit të Shkencave Sociale do të thotë të reagosh. Mirëpo ka ndikuar se ishte orë mësimi dhe dekanati nuk dha leje për protestën. Mbase studentët kanë edhe frikë e mungesë dëshire.”

Mirëpo thirrjes në rrjete sociale për të lënë auditoret nuk ju bashkuan të gjithë studentët.

“Unë isha në mësim. Nuk angazhohem sepse nuk e shoh efikase. Zërat tanë nuk dëgjohen. Nuk kam shpresë, s’di cdo bëj në të ardhmen”.

Paraditen e kësaj të marte një grup studentësh me megafon ftuan të gjithë të rinjtë, disa prej të cilëve kuriozoheshin nga dritaret e Fakultetit e të shpërqëndruar nga mësimi dëgjonin thirrjen  që të mblidhen në orën 16:30 për të marshuar drejt kryeministrisë, me dëshirën e tyre që të rikthejnë protestat e 2018.

“Nuk u bojkotua mësimi vecse në disa klasa se nuk ishte e mirëorganizuar. Por do të mblidhemi sot pasdite për të treguar një protestë me forcën e studentëve.”