-1.5 C
Tiranë
E premte, 28 Janar, 2022

Durrës/ 49-vjeçari humb kontrollin e mjetit, përplaset me trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Durrës, në lagjen nr.13. Policia njofton se një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi mjeti të cilin ishte duke drejtuar është përplasur me trafikndarësen.

Ai është transportuar në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa bëhet e ditur se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.12.2021., rreth orës 14:20, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasi M. D., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. 49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme