U tha se mbyti veten me lidhëset e këpucëve në furgonin e burgut/ Mbërrin në Shqipëri trupi i Adem Rusit. Flet vëllai

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i të dënuarit shqiptar, Adem Rusi. Shqiptari u tha se vari veten me lidhëset e këpucëve, në kangjellat e furgonit të burgut, ndërsa po transportohej nga spitali në institucionin ku vuante dënimin. Por ky version i mediave greke është hedhur poshtë nga familjarët e të njërit, të cilët…

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i të dënuarit shqiptar, Adem Rusi. Shqiptari u tha se vari veten me lidhëset e këpucëve, në kangjellat e furgonit të burgut, ndërsa po transportohej nga spitali në institucionin ku vuante dënimin.

Por ky version i mediave greke është hedhur poshtë nga familjarët e të njërit, të cilët u shprehën se atë e kanë vrarë vetë gardianët grekë, pasi ai s’kishte arsye pse ta ndërmerrte atë akt sepse i kishin mbetur edhe 2-3 muaj dënim për të vuajtur.

Sot pas mbërritjes së trupit, vëllai i Ademit, Shkëlqim Rusi kërkon që me çdo kush trupit të viktimës t’i bëhet autopsia

“Në prokurori ka vajtur kallëzimi penal që bëra, dhe do shkoj të pyes për te marrë fletën nëse do pranojnë kallëzimin. Dua me çdo kusht që ti bëhet autopsia, që të di shkakun e vdekjes e të fle rehat. I kam marrë të gjitha letrat, vetëm atë të prokurorisë pres. Përgjigje deri më tani kam ato që kanë nxjerrë grekët, por unë s’besoj asnjë gjë, këtu do dalë e vërteta”, tha ai.

Ndërsa ka treguar edhe një herë se si e mori vesh lajmin e trishtë. Ai shpreh se do kërkojë drejtësi deri në fund, ndërsa shton se nëse ai vërtetë ka varur veten kjo është neglizhencë e autoriteteve. Rusi bën thirrje që shteti jonë, nëpërmjet ambasadës së Shqipërisë në Greqi, duhet të ngrejë struktura që të mbrojë të gjithë të burgosurit.

“Morën fillimisht nënën, pastaj më morën mua e më thanë që e kemi çuar në spital, për kontroll rutinë, natën nuk ka kontroll rutinë. Ka pirë klorinë më tha drejtori i burgut, tha u bë mirë, kur po e kthenim fatkeqësisht vari veten, në makinë të policisë, me gardianë brenda. Ata nuk të lenë as me lidhëse këpucësh, as me rrip, asgjë të ketë i burgosuri, plus ka qenë i prangosur dhe me 2-3 shoqërues.

Do kërkoj drejtësi deri në fund, sikur edhe kjo të jetë e vërtetë që të ketë varur veten është neglizhencë e tyre. Pas vëllait tim mund ta kenë radhën të tjerët, shteti tonë duhet të ngrejë strukturë në ambasadat tona që të mbrojë të gjithë të burgosurit. Shpresën vetëm te autopsia e kam”, përfundoi Shkëlqim Rusi.