Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkozetit ditën e sotme në Burrës. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe se drejtueset e makinave kanë qenë femra.
Nga aksidenti raportohet një person i lënduar i cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë si edhe dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhet policia për të hetuar shkaqet dhe bërë zbardhjet e ngjarjes.



