Paulin Sterkaj, anëtarë i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, në një intervistë ai thotë se nëse do të kishte një ndërhyrje të policisë gjatë kohës, kur po kryhej grabitja në pistën e aeroportit, atëherë me gjasë, grabitësit për të shpëtuar do kishin marrë peng avionin.
“Siguria kombëtare është cenuar. Kjo edhe në rast se do ishte provokacion, ky quhet cenim i sigurisë kombëtare”, tha Sterkaj Deputeti Sterkaj për këtë grabitje flet për një bashkëpunim që shkon përtej 4 personave me rol aktiv në këtë ngjarje, shkruan Top Channel.
“Këta persona që grabisin bankat, kanë kallauzin nga brenda. Hetimi duhet të jetë edhe më i thellë se e marrim ne parasysh. Krimineli futet nga gardhi, merr paret dhe ikën pa i thënë kush asgjë. Problemi qëndron tek koncensionari”, shtoi ai.
Sterkaj një ish-punonjës i Policisë së Shtetit deklaron se duhet përcaktim i saktë se kush e ekzekutoi Admir Muratajn.
“Provat e mbledhura në vendngjarje mund të na çojnë tek autorët dhe se duhet hetuar saktë nëse grabitësin e vrau policia apo shokët, që donin të fshihnin provat. Mund të shkoj tek dyshimi se u vra nga shokët, përfundoi ai.


