Aksi rrugor që lidh Shkodrën me Bushatin është përgjakur mesditën e sotme, pasi në një aksident të rëndë kanë humbur jetën dy femra.
Nga përplasja e një mjeti tip “Mitsubishi” me një mjet “Audi” në afërsi të fshatit Melgushe, kanë mbetur të të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, shkruan Shqip.
Sipas të dhënave paraprake, dy makinat janë përplasur kokë më kokë. Shkak për këtë aksident mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një manovër e gabuar e njërit prej shoferëve.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.


