E çuan banorët në spital, plagoset në mënyrë misterioze pronari i karburantit në Urën Vajgurore

Nga të dhënat e para dyshohet se pronari i karburantit “Azizi” me inicialet I.A. është vetëplagosur me armë zjarri.

Pronari i një pike karburanti është gjetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sonte në Urën Vajgurore.

Banorët e zonës e kanë transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se pronari i karburantit “Azizi” me inicialet I.A. është vetëplagosur me armë zjarri.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, pronari i pikës së karburantit pritet që të merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./Abcnews.al