Vazhdojnë vetvrasjet tek “Shefqet Ndroqi”, hidhet nga lartësia e spitalit një tjetër pacient

Një 60-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan L.S. që të kryente aktin e vetëvrasjes rreth orës 00:30. Kujtojmë se në spitalin Shefqet Ndroqi mbahen pacientët e prekur nga COVID-19.

Ky është viktima e pestë që ka kryer aktin e vetëvrasjes deri tani në dy spitalet, “Shefqet Ndroqi” dhe “Infektivi”.

Shkaku i  vetëvrasjes së pacientëve me COVID  është argumentuar me rëndesën psikologjike që lë COVID. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se kjo është paralajmëruar dhe se po ndodh në shumë vende të botës. Ai theksoi se në Itali janë vetëhedhur 71 pacientë nga marsi në gusht.

Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve COVID, R.G 69-vjeç në spitalin Infektiv dhe  29-vjeçari Xh. K., H.M. rreth 65 vjec e 53-vjeçari P.Gj. në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.