E RËNDË/ 3 muaj pasi e kishte kaluar Covidin, 48-vjeçari shqiptar infektohet me mutacionin britanik. Humb jetën brenda ditësh

Një 48 vjeçar shqiptar i identifikuar si Kujtim Kadiu ka humbur jetën për shkak të infektimit për herë të dytë nga Covid 19.

Kadiu banonte prej disa vitesh në Britaninë e Madhe ku dje iu bë dhe përcjellja për në banesën e fundit. Ai e kishte kaluar Covid 19 rreth tre muaj më parë, por është riinfektuar dhe gjendja e tij është përkeqësuar menjëherë.

Në rastin e dytë ai e humbi betejën vetëm 3 ditë pas infektimit, ndërkohë që rreth një javë më parë kishte humbur dhe babain e tij, po për shkak të koronavirusit. Virusi që i mori jetën ishte mutacioni i tipit anglez, dhe në rastin e dytë ai është shfaqur mjaft agresiv.