3.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

“Mami, duan të më vrasin”, çfarë zbuluan hetimet për vdekjen e 33-vjeçarit shqiptar: Fill pasi hëngri darkë te kushëriri, hipi në një mur dhe…

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë një 33-vjeçar shqiptar që të hidhet nga një mur 6 metra i lartë duke gjetur vdekjen. Gojart Kaci, humbi jetën në 15 Gusht të vitit të kaluar në Enfield të Britanisë së Madhe.

I riu shqiptar kishte shkuar tek një i afërm i tij, por mëngjesin e asaj dite tragjike, u ngjit pa bluze dhe pa këpucë në mur dhe më pas u hodh.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia ka zbuluar se një natë më parë, 33-vjeçari kishte ngrënë darkë me kushëririn dhe të fejuarën e tij në apartamentin e këtyre të fundit.

Kushëriri ka treguar gjatë hetimeve se nuk ishte në dijeni të ndonjë sëmundje mendore të Kacit.

“Isha në shtëpi me të fejuarën. Hëngrëm darkë. Gojarti ishte gati për të shkuar për Rumani, e kaloi natën tek shtëpia jonë. Ai qëndroi gjatë gjithë natës duke folur me të ëmën dhe u duk të ishte në paranoja pasi thoshte vazhdimisht “ata do të më vrasin””, tha ai. Kushëriri rrëfeu se Kaci foli me të ëmën deri në orën 1:00 pas mesnate. Pastaj në orën 4:00 të mëngjesit doli për të mos u kthyer më.

Mjeku ligjor ka shpjeguar se nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse i riu u vetëvra apo jo. “Kaci ra nga një lartësi e madhe. Nuk ka asnjë shpjegim për veprimet e tij të cilat janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Për arsye që nuk kuptojmë, ra. Nuk ka arsye pse duhet ta merrte këtë veprim”, ka shpjeguar ai.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme