Edi Rama: Nuk hyj në ndeshje për të humbur!

"PD nuk mund të rimarrë në dorë fatin e vendit"

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti realizoi një lidhje live për emisionin e mëngjesit “Wake Up në Top Channel”.

Ai deklaroi se PS i duhet një mandat i tretë, për të vijuar punët e lëna përgjysmë.

Ndërsa i i pyetur nëse e mendon për një moment si opsion se do të humbë, ai u përgjigj: “Unë asnjëherë nuk hyj në një ndeshje duke menduar humbjen.

Intervista në Wake UP

Isli: Si e keni mëngjesin zoti Rama?

Rama: Unë e kam herët me ritmin e shpejtë.

Isli: Cilat janë projektet që nuk janë mbajtur për Përmetin apo që nuk kanë përfunduar ende?

Rama: Përmeti sot është krejt ndryshe nga çfarë ishte më parë është një qytet i rilindur në kuptimin e plotë të fjalës, këtu ku jam është një shtëpi i vjetër e kthyer në hotel, mrekulli, e bërë një nga një shqiptar i ardhur nga emigracioni, dhe kështu ka plot rreth e rrotull siç ka dhe të tjerë që presin dorën transformuese, që të rrisim numrin e të ardhurave në mënyrë të vazhdueshme.

Për apelin për Vjosën që të shpallet park kombëtar?

Rama: Idenë e Vjosës park kombëtar kemi qene ne që e kemi promovuar, zone e mbrojtur është një kategorizim që e mbron qartësisht nga ndërhyrjet në shtratin e saj, që nuk lejon ndërtimin e digave per hidrocentrale, ndërsa koncepti park kombëtar duhet trajtuar në zonë të kujdesshme se nuk mund të shtrihet në gjithë shtrirjen e saj, duhet ndarë zona e mbrojtur nga ajo park kombëtar, si dhe nga zhvillimi i aktiviteteve që nuk kërcënojnë Vjosën vetë.

Isli: Retorika juaj është unë punoj ai, fle, është kjo opsion fitues, a po e shmangni bilancin e çfarë keni bërë?

Rama: S’kam pasur asnjë moment shmangie nga bilanci është i qartë në çdo sektor ndryshimi, që nga nisja e rrugës sonë, deri tani, për të parë që ndryshimi është me natën. Por patjetër jemi akoma në mes të rrugës nëse marrim parasysh se ku duam të shkojmë. Jemi në luftë , ky nuk ishte një mandat normal, prandaj nuk ka shmangie nga bilanci, se nuk është kaq e thjeshtë, është shumë e thelle ndarja mes nesh dhe atyre, shportë karavidhesh që duan të marrin në dorë vendin.

Isli: Instituti i studimeve politike thotë, ligjërimi politik është në mënyrë të gabuar nëse përdoret intimidim , show pa përmbajtje, sa përgjegjës ndiheni ju për këtë?

Rama: Nuk e njoh fare këtë institutin dhe s’kam ça të ndiej për një konstatim kaq sipërfaqësor.Edhe në vende të tjera ku një palë infekton njerëzit çdo ditë, larg qoftë të mos shkojmë drejt skenarit të Kosovës që mesa kuptoj do mbyllet si pasojë e fushatës së papërgjegjshme, edhe Mali i Zi po ashtu, Maqedonia e Veriut që po mbyllet për shkak të vaksinës, dhe kjo është e dhëna më negative e fushatës, qe ne kemi një forcë politike që e bën këtë.

Isli: zoti Rama keni propozime konkrete?

Rama: Nëse ju personalisht, nuk e di sa e keni rrogën, ndoshta mbi 1.2 mln, nëse ju se keni pas mendjen po ua them që me vazhdimin e punës do ta keni tatimin mbi pagën më të ulët seç e keni tani, në të kundërt rrezikon të rritet.

Për biznesin e vogël e ka taksën zero, pse ta votojë PD që t’i vërë taksë 9 përqind, nuk besoja se ja vlen ta paguash atë në një biznes për çuarjen e Lulit të flejë gjumë në kryeministri. Ka plot gjëra konkrete që i themi.

Isli: Studiuesit në botë thonë se përdormi i shpotisë, ironisë, janë krizë në fushatë, jeni më të pasigurt për këtë mandat të 3?

Rama: Kush janë këta studiues, nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Më jepni një emër, mbiemër. Por nejse jo, unë nuk ndihem në vështirësi se kam dhënë mish e shpirt që nga dita 1, për të bërë atë që unë kam pasur në dispozicion si durim, këmbëngulje, energji. Them me plot gojën se ka ndryshuar situata qoftë në aspektin lokal dhe vendi ka ndryshuar totalisht. Çfarë kemi bërë e po bëjmë si për tërmetin është më shumë se sa për të parë që s’kemi kohë për pushuar e për tu kthyer prapa, shqiptarët nukn mund ta përsërisin këtë eksperiment. PS do fitojë sërish.

Isli: Humbjen e mendon për një moment?

Rama: Jeta ta jep dhe mundësinë e rrëzimit, dështimit humbjes, po unë nuk hyj në ndeshje për të humbur, por për të fituar.