Ekonomia e Turqisë regjistroi rritje prej 11 për qind në vitin 2021

Ekonomia e Turqisë ka regjistruar rritje prej 11 për qind në vitin 2021, njoftoi Instituti Statistikor i Turqisë (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Produkti i brendshëm bruto në çmimet aktuale u rrit me 42.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe arriti në 7,2 trilionë lira turke (pothuajse 518 miliardë dollarë) në 2021”, theksohet në raportin e fundit të TurkStat.

Sipas të dhënave, prodhimi i brendshëm bruto për kokë banori vitin e kaluar ishte 85.672 lira turke (9.539 dollarë).

Kontributin më të madh në ekonominë e vendit e kanë dhënë aktivitetet e shërbimeve me një rritje prej 21,1 për qind, e ndjekur nga 20,3 për qind në shërbimet e tjera dhe 20,2 për qind në aktivitetet e informacionit dhe komunikimit.

Financat dhe sigurimet ranë me nëntë për qind, sektori i bujqësisë ra me 2,2 për qind dhe ai i ndërtimit me 0,9 për qind.