Ekonomia gjermane në pritje të recensionit për shkak të pandemisë

Qeveria gjermane pret që recesioni të përfundojë në tremujorin e dytë të këtij viti dhe aktiviteti ekonomik të rritet përsëri, pas kësaj periudhe.

Gjermania do të përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore, tha ministri i Ekonomisë, Peter Altrmaier.

“Ne po përballemi me sfida të mëdha, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe politik,” u tha Altmaier gazetarëve në Berlin, duke paraqitur parashikimin e qeverisë për ekonominë më të madhe të Evropës.

Berlini thotë se brudo produkti i brendshëm do të ketë një ulje prej minus 6.3 për qind në vitin 2020, raporton Reuters.

Qeveria gjermane pret që recesioni të përfundojë në tremujorin e dytë të këtij viti dhe aktiviteti ekonomik të rritet përsëri, pas kësaj periudhe.

Altmaier paralajmëroi se autoritetet nuk duhet të nxitojnë për të lehtësuar masat e izolimit pasi kjo do të rrisë rrezikun e një valë të dytë të të infektuarve që mund të pengojnë rimëkëmbjen e pritshme ekonomike në gjysmën e dytë të vitit, shkruan gazeta Tema.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Gjermani janë të konfirmuar 160,059 raste të të infektuarve me koronavirus.