Shqiptarët po përdorin më shumë paranë elektronike

Projektligji parashikon gjithashtu ofrimin e shërbimeve të informimit mbi llogarinë dhe të inicimit të pagesave, dy koncepte të reja për tregun financiar shqiptar.

Sistemi i pagesave në vend do të modernizohet, për t’i dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë që të përdorin më shumë paranë elektronike.

Projektligji për shërbimin e pagesave është diskutuar në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, ku zv Guvernatorja e parë Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi bëri me dije, se veç të tjerash, synohet rritja e transparencës në shërbimet e pagesave në mbrojtje të konsumatorëve përmes krijimit dhe mbikëqyrjes së institucioneve të posaçme.

Projektligji parashikon gjithashtu ofrimin e shërbimeve të informimit mbi llogarinë dhe të inicimit të pagesave, dy koncepte të reja për tregun financiar shqiptar.

Shërbimi i informacionit mbi llogarinë mund të ofrohet nga institucionet e pagesave ose nga palë të treta, që do të mundësojnë bashkimin dhe qendërzimin e informacionit për të gjitha llogaritë që përdoruesi mund të ketë në banka të ndryshme.

Ndërkohë, institucionet e inicimit të pagesave do të mundësojnë nisjen dhe kryerjen e një pagese pa qenë nevoja që klienti ta bëjë domosdoshmërish këtë në bankën ku ka llogarinë. /SCAN