Ekonomia turke u rrit 21.7% në tremujorin e dytë të këtij viti

Ekonomia turke u zgjerua me 21.7 për qind nga viti në vit në tremujorin e dytë të vitit 2021, sipas të dhënave zyrtare.

Kjo është norma më e lartë e rritjes vjetore që nga viti 1999.

Prodhimi i brendshëm bruto me çmimet aktuale u rrit 52.4 për qind në 1.6 trilion lira turke (188.6 miliardë dollarë) në periudhën prill-qershor, sipas Institutit të Statistikave Turke (TÜİK).

Muajin e kaluar, eksportet turke arritën në 16.4 miliardë dollarë, duke u rritur me 10.2 për qind nga viti në vit, ndërsa importet u rritën me 16.8 për qind në 20.7 miliardë dollarë.

Në fund të gushtit, agjencia ndërkombëtare Moody’s përmirësoi parashikimin e rritjes ekonomike të Turqisë për vitin 2021 nga 5 për qind në 6 për qind.

Ajo vuri në dukje se një rimëkëmbje në sektorin e turizmit mbështeti rritjen në ekonominë turke, falë rimëkëmbjes së vazhdueshme ekonomike globale dhe përparimit në vaksinimin kundër COVID-19.

Vendi regjistroi një rritje prej 7 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë, ndërsa ekonomia globale ende po vuan nga pandemia e koronavirusit./ Hurriyet Daily News