Turqi, numri i vaksinave të administruara tejkalon 96 milionë

Turqia ka administruar mbi 96,3 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 49,1 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 38 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 8,8 milionë doza të tilla.

Deri më tani, mbi 79,26 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 22.857 infeksione të reja dhe 276 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Fehrettin Koca tha se viti shkollor me prezencë fizike rifillon nga e hëna, më 6 shtator.

“Shkollat hapen të hënën. Ne jemi të përkushtuar për një vit shkollor me prezencë fizike dhe të pandërprerë”, shkroi ai në Twitter.