Ekonomisti britanik, Jim O’Neill: Turqia joshëse për investime

“Për shkak të rreziqeve financiare sistematike, metoda më agresive të zgjerimit monetar do të vërehen në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera”, deklaroi O’Neill duke theksuar se dalja nga kriza globale do të jetë e mundur, sipas të gjitha gjasave, me gjetjen e një vaksine kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ose me arritjen e niveli më të mirë në gjurmimin, kontrollin dhe monitorimin e pacientëve me koronavirus.

Sipas tij, sa më tepër të zgjasë izolimi, aq më shumë po kuptohet se do të prishen kushtet ekonomike dhe njëherësh shëndeti mendor, madje ka gjasa të mëdha që shfaqen edhe probleme shëndetësore të paparashikueshme, raporton TRT.

Ai potencoi se rritja ekonomike mund të rifillojë gjatë periudhës në vijim me lehtësimin e izolimit dhe praktikave të tjera për sigurimin e distancës sociale.

“Unë mendoj që në periudhën e ardhshme modeli skandinav mund të shihet si shembull jo vetëm për ekonomitë e zhvilluara, por edhe për ekonomitë e tjera”, u shpreh Jim O’Neill duke tërhequr vëmendjen se tregjet në zhvillim dhe sidomos Turqia paraqiten joshëse për të bërë investime.

O’Neill, i cili mban titullin fisnik të baronit, është aktualisht president i Këshillit të “Chatham House”, një prej institucioneve të mendimit (think-tank) më të famshme në botë. Ekonomisti 63-vjeçar ka ushtruar më parë detyra të rëndësishme si ministër i Thesarit të Mbretërisë së Bashkuara nga data 14 maj 2015 deri më 23 shtator 2016 dhe president i Menaxhimit të Portofolit të “Goldman Sachs” në vitet 2015-2017.