5.5 C
Tiranë
E shtunë, 29 Janar, 2022

Ekzekutimi i ish-deputetit Pashko Ujka, policia arreston një të dyshuar (Emri)

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar si të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar është shtetasi Kristjan Kelmendi, ndërsa bashkë me të është shoqëruar një tjetër i ri.

Mësohet se Kelmendit i janë gjetur shenja baruti në duar, çka ka shtyrë policinë drejt arrestimit të tij.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë vrasje është bërë një borxh i pashlyer ndaj të riut për një banesë.

Pashko Ujka pas angazhimit në politikë si deputet dhe kryetar komune, ka vijuar aktivitetin në sektorin privat, duke drejtuar së bashku me të birin disa biznese në fushën e shitblerjes së banesave.

Pashko Ujka u vra mbrëmjen e të hënës në Shkodër, ku Ujka u qëllua me armë silensiator në hyrje të banesës së tij, teksa ishte në shoqërinë e gruas.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme