“Të zhdukësh arkivat e faqeve përbën krim”, Goxhaj në protestë kundër censurës së mediave: Kemi paditur AKEP-in dhe kërkojmë shkarkimin e drejtuesit

Ditën e sotme shoqëria civile ka organizuar protest kundër censurës ndaj mediave në Shqipëri. Avokati Altin Goxhaj njoftoi se sot është paditur në Gjykatë AKEP pasi ka ka bllokuar domain-in .al për t’u përdorur nga mediat në vend, duke u bllokuar kështu faqet si dhe kanë bërë kërkesë për shkarkimin e drejtuesit të saj.

Goxhaj theksoi se domain-i u përket shqiptarëve dhe fjalës së lirë dhe bllokimi i faqeve ku janë arkiva të tëra me akte korruptive përbën një vepër kriminale.

Ai tha se nëse nuk gjejnë zgjidhje në organet ligjore këtu do t’i drejtohen Këshillit të Europës dhe autoriteteve ndërkombëtare.

Goxhaj:Unë shpreh se është një veprim i paligjshëm dhe prokuroria e pushoi cështjen.
Kjo ka filluar që në vitin 2019, jemi këtu sot për dy gjëra, për tju njoftuar se fillon padia kundër AKEP që ushtron censurë dhe i përdor domain-s si gjoba kundër medias (.al)

Kanë frikë mediat shqiptare ti përdorinn se ua bllokon AKEP, i detyron të mos i përdorin.

Ata bëjnë sikur janë pronarët, kjo ka sjellë një arkivë gjigande denoncimesh nga qytetarët sepse kjo qeveri vetëm korrupsion.

Padia në Gjykatë është shumë e rëndësishme sepse kërkohet e drejta për të gjtha mediat që të mos i frikësojë të përdorin identitetin shqiptar, në mënyrë që të mos ua mbyllin sepse ata e bëjnë me urdhër të qeverisë dhe kemi kërksesë që Tomi frashëri, një ushtar i bindur i qeverisë duhet shkarkuar

Domeinin i bëj thirrje deputetëve që të luftojnë për median e lirë por ky parlament nuk e bën. Kjo situatë ka ardhur nga kapja e të gjithë pushteteve.
Këta janë autoritetet që kontrollojnë AKEP, menyrën si administrohen faqet mediatike në Shqipëri. E kanë bërë provën gjenerale.

Do i drejtohemi këshillit kombëtar dhe autoriteteve ndërkombëtare që kjo situatë të zgjidhet për të gjithë shqiptarët, nuk mund të zhdukësh veprat e krimit.