(Emri+Foto) Përleshja me thika i kushton jetën 22 vjeçarit shqiptar në Britani, një tjetër i ri i plagosur rëndë

Një i ri shqiptar, ka ndërruar jetë në një nga spitalet e Britanisë së Madhe pas përleshjes me thika në Sheffield.

Sipas BBC, viktima është 22-vjeçari Armend Xhika. Ai u godit me thikë gjatë një sherri të dhunshëm të ndodhur në Earl Marshal Road, Burngreave, mëngjesin e së enjtes, 13 maj.

Gjatë përleshjeve i plagosur ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Deri më tani, policia ka arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen e Xhikës, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që kanë dijeni për ngjarjen të tregojnë detaje e dëshmi.

Raportohet se një burrë rreth të 30-ve dyshohej se kishte dijeni për ngjarjen, por ai tashmë është liruar nga policia.

“Hetimi ynë po vazhdon me ritme të shpejta dhe të gjithë po punojmë për të vendosur një kronologji për vrasjen e rëndë, e të biem në gjurmët e autorëve. Mendimet tona janë me familjen e viktimës, në këto ditë të vështira”, u shpreh Ian Scott, një oficer policie.