Erdoğan: E gjithë bota duhet të dijë se çfarë është Izraeli, shteti i terrorit

"E gjithë bota duhet të dijë se çfarë është Izraeli, shteti i terrorit", tha Erdoğan duke folur për sulmet e fundit të Izraelit ndaj palestinezëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se e gjithë bota duhet të dijë se çfarë është Izraeli, shteti i terrorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan e bëri këtë vlerësim në një ceremoni inaugurimi të një autostrade në Stamboll.

“E gjithë bota duhet të dijë se çfarë është Izraeli, shteti i terrorit”, u shpreh ai duke folur për sulmet e fundit të Izraelit ndaj palestinezëve.

Të paktën 233 palestinezë janë vrarë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra ndërsa më shumë se 1.700 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji.

Pas 11 ditëve të agresionit izraelit, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi sot në orët e para të mëngjesit.

Ai duke iu bërë thirrje të rinjve u shpreh: “Të rinj, ju duhet shumë mirë ta njihni, shumë mirë ta kuptoni këtë shtet të terrorit, Izraelin. Ajo që pret bota dhe njerëzimi është se çka është Izraeli, ky shtet i terrorit”.

Më tej presidenti turk theksoi se të gjithë të persekutuarit e botës e presin ditën kur një Turqi e fuqishme do të ngrihet në këmbë.