8.5 C
Tiranë
E enjte, 9 Dhjetor, 2021

Al-Maliki: Kudsi, thelbi i konfliktit me Izraelin

Kudsi është thelbi i konfliktit me Izraelin, tha ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pushtimi i vazhdueshëm izraelit, ndërtimi i vendbanimeve të paligjshme dhe bllokimi i Rripit të Gazës ishin shkaqet kryesore të të gjitha problemeve dhe ciklit të vazhdueshëm të konfliktit”, theksoi al-Maliki në një deklaratë.

Kryediplomati palestinez theksoi se përshkallëzimet izraelite në lagjen Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar ishin një “dëshmi se Izraeli është i etur për të zbatuar një karakter hebre dhe izraelit në gjithë qytetin e shenjtë duke zëvendësuar popullsinë indigjene palestineze me kolonët e sapoardhur”.

“Fokusi i diplomacisë palestineze mbetet në çështjen e Kudsit”, tha al-Maliki, duke vazhduar se diplomacia palestineze “ka arritur interes më të madh për çështjen palestineze”.

Të premten, me ndërmjetësim të Egjiptit u arrit një armëpushim midis grupeve të rezistencës palestineze dhe Izraelit, duke i dhënë fund sulmeve 11-ditore.

Të paktën 248 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse mbi 1.900 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Dymbëdhjetë izraelitë gjithashtu janë vrarë nga raketat palestineze nga Rripi i Gazës.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme