Erdoğan, mesazh urimi për ditën e pavarësisë së Azerbajxhanit

"Me qasjen ‘Një komb, dy shtete‘ do të vazhdojmë të mbështesim Azerbajxhanin në çdo fushë dhe të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë në luftën e tyre për atdhe", tha presidenti Erdoğan...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet një mesazhi uroi ditën e pavarësisë së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij në Twitter, Erdoğan postoi mesazhin: “Uroj 18 tetorin, Ditën e Pavarësisë së Azerbajxhanit, vëllait dhe mikut tonë të zemrës. Me qasjen ‘Një komb, dy shtete‘ do të vazhdojmë të mbështesim Azerbajxhanin në çdo fushë dhe të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë në luftën e tyre për atdhe”.

Në postimin e tij, Erdoğan paraqiti edhe një fotografi së bashku me presidentin azerbajxhanas, İlham Aliyev.