Erdoğan: Turqia ka arritur të bëhet një nga shtetet që posedon teknologjinë e raketave ajër-ajër

"Raketa ajër-ajër me rreze të shkurtër BOZDOĞAN, e zhvilluar nga teknikët dhe inxhinierët tanë të rinj në kuadër të projektit GÖKTUĞ, goditi objektivin në të shtënën e parë me shënjestër të plotë", shkroi Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se Turqia ka arritur të bëhet një nga shtetet që posedon teknologjinë e raketave ajër-ajër, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Turqia ka arritur të bëhet një nga shtetet që posedon teknologjinë e raketave ajër-ajër. Raketa ajër-ajër me rreze të shkurtër BOZDOĞAN, e zhvilluar nga teknikët dhe inxhinierët tanë të rinj në kuadër të projektit GÖKTUĞ, goditi objektivin në të shtënën e parë me shënjestër të plotë. Mashallah të rinjve”, shkroi Erdoğan në Twitter.