Arrestohen 11 terroristë të dyshuar të DEASH-it në Stamboll

Burimet e sigurisë njoftuan se njësitë e kundër-terrorizmit bastisën 19 adresa në 10 rrethe të metropolit turk, gjatë të cilave pati arrestime

Forcat turke të sigurisë arrestuan 11 persona nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet e sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për media, njoftuan se njësitë e kundër-terrorizmit bastisën 19 adresa në 10 rrethe të metropolit turk, gjatë të cilave pati arrestime.

Gjatë bastisjeve u konfiskuan dokumente të ndryshme.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.