Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun rus Putin

Erdoğan dhe Putin kanë ngelur dakord për të vazhduar koordinimin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Putin kanë biseduar për hapat drejt zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht ato në fushën e ekonomisë, si dhe për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Dy liderët kanë diskutuar po ashtu zhvillimet në Libi dhe Siri dhe çështjet rajonale.

Erdoğan dhe Putin kanë ngelur dakord për të vazhduar koordinimin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.