‘Facebook’ mbyll faqen “JOQ Albania” pa asnjë motiv, admini: Po punojmë për ta kthyer

Çekeli u shpreh për Dosja.al se po punojnë për ta kthyer faqen dhe se nga platforma në fjalë nuk kanë marrë asnjë përgjigje për motivin e mbylljes.

Faqja “JOQ Albania”, e njohur për denoncimin e çdo rasti me zërin e qytetarëve shqiptarë është mbyllur. Facebook ka marrë vendimin të mbyllë faqen me miliona ndjekës, për arsye që ende nuk dihen.

Dosja.al kontaktoi me administratorin e faqes në fjalë, Gent Çekeli, i cili e pohoi këtë gjë. Çekeli u shpreh për Dosja.al se po punojnë për ta kthyer faqen dhe se nga platforma në fjalë nuk kanë marrë asnjë përgjigje për motivin e mbylljes.

“Asnjë motiv s’na kanë dhënë, po punojmë për ta kthyer,”- u shpreh Çekeli.

Kjo nuk është hera e parë që JOQ has të tilla problematika. Më herët, në nëntor të vitit 2019, AKEP mbylli potalin e JOQ.