Familja e Khashoggit fal vrasësit e babait të tyre

“Ne bijtë e martirit Jamal Khashoggi njoftojmë se falim ata që vranë babanë tonë”, tha djali i tij Salah…

Familja e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi sot tha se kanë falur ata që vranë babanë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në këtë natë të bekuar të muajit të bekuar (të Ramazanit), ne kujtojmë fjalën e Zotit: ‘Nëse një person fal dhe bën pajtimin, shpërblimi i tij i takon Allahut'”, tha djali i tij Salah Khashoggi në Twitter.

“Prandaj ne bijtë e martirit Jamal Khashoggi njoftojmë se falim ata që vranë babanë tonë, duke kërkuar shpërblim nga Zoti i Plotfuqishëm”.

Khashoggi, kolumnist në “The Washington Post”, u vra dhe më pas trupi i tij u copëtua nga një grup operativësh sauditë menjëherë pasi ai hyri në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor 2018.

Rijadi doli me versione të ndryshme kontradiktore duke dhënë sqarime për zhdukjen e tij para se të pranonte se ishte vrarë në ndërtesën diplomatike, ndërsa kërkonte të zhvendoste fajin për vdekjen e tij në një operacion të hedhur poshtë të realizuar nga agjentët e saj.

Trupi i Khashoggit nuk është gjetur kurrë.

Raportuesja e posaçme e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore, Agnes Callamard konkludoi në një raport të mëparshëm se vrasja e Khashoggit ishte një “ekzekutim i qëllimshëm, me paramendim” dhe inkurajoi një hetim të Princit saudit të Kurorës, Mohammad bin Salman.

Zyrtarët sauditë, megjithatë, kanë këmbëngulur se princi i kurorës nuk ishte i përfshirë në vrasje.

Arabia Saudite njoftoi në fund të vitit të kaluar se 5 persona janë dënuar me vdekje për pjesëmarrje në vrasjen e Khashoggit.

Lajme të ngjashme