Fier, i riu tenton të vrasë veten me kallash

Ende nuk dihet sa persona ndodhen në banesën që mësohet se nuk është e personit në fjalë.

Një person tenton të vrasë veten me kallash në zonën e njohur si ‘Zhupan’ në Fier.

Personi, i ri në moshë ndodhet brenda një banese, së bashku me disa persona të tjerë dhe ka vendosur armën ne pjesën e fytit, në tentativë për të kryer vetëvrasje.

Mësohet se ka pasur një konflikt, çka e ka çuar drejt këtij veprimi, transmeton Oranews.

Ende nuk dihet sa persona ndodhen në banesën që mësohet se nuk është e personit në fjalë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia që po negocion me personin e armatosur, për shmangien e pasojave.