6.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021

Flamur Noka denoncon nga Laknasi: Situatë skandaloze, mbeturina e baltë!

Drejtuesi politik i fushatës në Partinë Demokratike për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit, Flamur Noka, ishte në Laknas për të denoncuar, sipas tij, gjendjen skandaloze në të cilën jetojnë banorët.

Noka tha mes të tjerash se “Laknasi është pjese e projektit “100 fshatrat”. Edi Rama ka garantuar Rilindjen Rurale, por që për Laknasin projekti ka mbetur vetëm në 3D”.Flamur Noka

“Rilindja Rurale rezultoi një gënjeshtër e madhe për banorët e Laknasit. Sot, ky fshat është i mbuluar nga mbeturinat, me ndërtesa të vjetra të mbuluara me eternit, duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës.

Rrugët dhe trotuaret e Laknasit janë investim i bërë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike. Me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë, ka mbetur në vendnumëro!

Gjendja e Laknasit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik. Kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve dhe premtimeve të pambajtura nga Edi Rama”, u shpreh Noka.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme