Çavuşoğlu përkujton viktimat e sulmit racist në qytetin Hanau të Gjermanisë

Duke iu referuar fjalëve të kancelares gjermane, Merkel se "racizmi dhe urrejtja janë helme", ministri Çavuşoğlu tha se kundërhelmi i kësaj është në dorën e politikanëve të matur

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me sulmin racist të para një viti në qytetin Hanau të Gjermanisë tha se “Evropa nuk duhet të bëhet peng i retorikës populiste, raciste dhe kundër emigrantëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, nga llogaria e tij në Twitter postoi një mesazh me titra në gjermanisht për të përkujtuar sulmin e kryer në Hanau.

Duke përkujtuar qytetarët që humbën jetën në sulm, Çavuşoğlu, iu uroi durim familjarëve të tyre, dhimbjet e të cilëve nuk përfundojnë.

Ai tërhoqi vëmendjen se në Evropë vazhdon të rritet racizmi, ksenofobia dhe islamofobia dhe se vetëm vitin e kaluar në Gjermani janë kryer më shumë se 900 sulme kundër muslimanëve.

“Sulmet tashmë duhet të përfundojnë”

“Pandemia ka rritur racizmin dhe anti-islamizmin”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se Ministria e Jashtme ka filluar një punim të ri dhe se brenda kësaj kornize, veprimet dhe retorikat që përfshijnë islamofobi, ksenofobi dhe racizëm do të zbulohen çdo vit në formë raporti për të gjithë botën.

“Po e shpreh në mënyrë të qartë se këto sulme tashmë duhet të përfundojnë. Mbyllja e çështjeve si në gjykimin e NSU dhe dhënia e dënimeve të lehta janë të papranueshme. Është e rëndësishme që hetimi lidhur me sulmin në Hanau të përfundojë në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë. Në të kundërtën ky mentalitet i sëmurë do të jetë kërcënim për të gjithë dhe jo vetëm për muslimanët dhe të huajt”, tha Çavuşoğlu.

“Lidhur me këto çështje, mbi politikanët bien detyra të rëndësishme”, theksoi Çavuşoğlu i cili paralajmëroi se “Evropa nuk duhet të bëhet peng i retorikës populiste, raciste dhe kundër emigrantëve”.

Duke iu referuar fjalëve të kancelares gjermane, Angela Merkel se “racizmi dhe urrejtja janë helme”, ministri Çavuşoğlu tha se kundërhelmi i kësaj është në dorën e politikanëve të matur.

“Problemi mund të zgjidhet vetëm me bashkëpunim dhe hapa të vendosur”, tha Çavuşoğlu, i cili dha mesazhin se “Si Turqi ashtu si gjithmonë edhe pas kësaj do të jemi pranë qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”.

Kujtojmë se në sulmin terrorist racist të kryer ndaj dy kafeneve në qytetin Hanau natën e 19 shkurtit 2020, humbën jetën 9 persona përfshirë edhe 4 turq.

Në një operacion të ndërmarrë nga njësia e operacioneve speciale, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, 43 vjeçari terrorist racist Tobias Rathjen që kreu sulmin dhe nëna e tij 72 vjeçare.