Forcat izraelite arrestojnë 50 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor

Kuds
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 50 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite kanë bastisur disa zona të Bregut Perëndimor dhe Kudsit Lindor nga dje në mëngjes deri më sot.

Në deklaratë thuhet se të paktën 50 palestinezë u arrestuan me akuza të ndryshme dhe se qendrat e paraburgimit të Izraelit, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë të mbushura me palestinezë.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi më 19 maj se më shumë se 1.800 palestinezë, përfshirë palestinezë shtetas të Izraelit, u arrestuan nga forcat izraelite në incidentet e fundit.

Forcat izraelite, të cilët shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, ndalojnë palestinezët me akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë të tëra pas arrestimeve të cilat janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.