Stoltenberg: NATO është në gatishmëri për shkak të qëndrimeve agresive të Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se NATO është në gatishmëri përballë qëndrimeve agresive të Rusisë e cila ka ende ushtarë në Ukrainë dhe përreth saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilloi një takim me sekretarin Stoltenberg në kryeqytetin e Francës, Paris.

Në një fjalim në konferencën për media që u zhvillua pas takimit në pallatin Elysee, Macron tha se në takim kanë shprehur pritshmërinë lidhur me Samitin e NATO-s.

Macron tha se samiti duhet të sqarojë rolin dhe përparësitë e NATO-s dhe të forcojë solidarizimin me NATO-n.

Duke vënë në dukje se duhet të përmbushen përgjegjësitë në mesin e aleatëve të NATO-s, se duhet të tregohet respekt sipas ligjit ndërkombëtar dhe se interesat e vendit nuk duhet të jenë në kundërshtim me interesat e sigurisë të aleatëve të tjerë, Macron shtoi që këto janë përjetuar në Siri, Libi dhe në Mesdheun Lindor.

Ndërsa Stoltenberg tha se në bisedën me Macron kanë diskutuar thellësisht rreth samitit të NATO-s që do mbahet muajin e ardhshëm dhe se samiti është një mundësi unike për të forcuar aleancën mes Amerikës Veriore dhe Evropës.

Pasi njoftoi se do të vazhdojnë të mbrojnë rregullin ajror kombëtar të NATO-s kundër regjimeve autoritare si Rusia dhe Kina, Stoltenberg informoi se gjatë takimit kanë diskutuar edhe situatën në Ukrainë.

Rusia vazhdon të ketë ende prani të ushtarëve të saj në Ukrainë dhe përreth saj, dhe se në tensionin e fundit ajo ka rritur numrin e ushtarëve, deklaroi Stoltenberg i cili më tej theksoi se “kemi nevojë për një zgjidhje paqësore”.

“NATO është në gatishmëri për shkak të vazhdimit në mënyrë shqetësuese të qëndrimeve agresive të Rusisë”, tha Stoltenberg i cili shtoi se në të njëjtën kohë i përmbahen qasjes dypalëshe në mbrojtje dhe dialog me Rusinë.

Stoltenberg gjithashtu tha se NATO ka rritur përpjekjet e saj për trajnimin e ushtarëve në Irak lidhur me luftën kundër terrorizmit, se nga vendet perëndimore presin që të japin më shumë mbështetje ndaj rajonit të Sahelit dhe se kanë hapur një faqe të re në Afganistan ku janë përpjekur t’i japin fund pranisë ushtarake.