Foshnjat që lindin në kohën e koronavirusit, as të afërmit nuk mund t’i shohin deri sa të dalin nga spitali

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se te prekur me Covid 19 janë dhe disa gra shtatzëne të cilat fatmirësisht janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Prej ditësh ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mos lejohen vizitat as në maternitet ku pavarësisht koronavirusit përditë po vijnë në jetë bebe të reja sikur të ishim në kohë normale. Ajo që do mbahet mend janë emocionet e baballarëve që duhet të presin jashtë derës së materniteti për ta parë për herë të parë fëmijën e tyre vetëm kur nëna e re do të dalë nga materniteti.

Qytetaret presin jashtë ambienteve te maternitetit, të paktën për ti pare nga dritarja të afërmit e tyre.

Çantat me ushqime dhe rroba dërgohen vetëm nga stafi i spitalit.

Emocionuese dhe e vështirë njëkohësisht, është të presësh ardhjen në jetë të fëmijës në këtë periudhë pandemie. Ky baba po pret jashtë me ankth lajmin e mire jashtë spitalit.

“Tashi kemi ankth si çdo kush, edhe për fëmijën edhe për situatën.”

E dinë që nuk do te lejohen të futen në ambientet e spitalit, por gjyshërit me padurim presin te shohin nipin e porsalindur, transmeton OraNews.

“Jo akoma nuk e kam parë djalin.”

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se te prekur me Covid 19 janë dhe disa gra shtatzëne të cilat fatmirësisht janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Por gjithsesi, masat nga stafi mjekësor janë të forta.

Në maternitetin Koço Glozheni kati i 6-të është zbrazur dhe është në dispozicion të çdo rasti të mundshëm që do të paraqitet me Covid-19.