Aksident rrugor në Shkodër, makina përplaset me kamionin

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, dhe si pasojë automjeti është shkatërruar plotësisht.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Benz me një kamion me rimorkio.

Burimet bëjnë me dije se raportohet që ka disa të lënduar lehtë, por nuk ka të plagosur që kërkojnë ndihmë mjekësore, ndërkohë që forcat e rendit po hetojnë mbi dinamikën e ngjarjes, transmeton NOA.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, dhe si pasojë automjeti është shkatërruar plotësisht.