Fotografi të mahnitshme: Uji në Bosfor merr ngjyrë të bruztë

Fotoreporteri i AA-së kapi fotografi të ngushticës me një dron, ku kryqëzimi midis dy kontinenteve mund të shihet me një ngjyrë të bukur të bruztë

Ngushtica e Bosforit në Stamboll, që ndan pjesën evropiane dhe aziatike të Turqisë dhe lidh Detin Marmara dhe Detin e Zi, ka ndryshuar ngjyrën e tij në të bruztë, që ka shqetësuar po njëkohësisht edhe ka mahnitur qytetarët e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Fotoreporteri i AA-së kapi fotografi të ngushticës me një dron, ku kryqëzimi midis dy kontinenteve mund të shihet me një ngjyrë të bukur të bruztë.

Ndryshimi i ngjyrës së detit në të bruztë ka ndodhur edhe më herët, për herë të fundit në vitin 2017.

Ekspertët vlerësojnë se ekzistojnë më shumë faktorë që mund të ndikojnë në ngjyrën e detit, ndërsa njëra prej tyre ka të bëjë me perspektivën e dritës së diellit.

Gjithashtu thuhet se mund të bëhet fjalë për të ashtuquajturin “shpërthimi planktonik”, respektivisht rritje e numrit të planktoneve, që janë organizma mikroskopik që qëndrojnë në det ose në tokë.Fotografi të mahnitshme: Uji në Bosfor merr ngjyrë të bruztë