Turqia dërgon ndihma mjekësore në Çad dhe Taxhikistan për luftimin e COVID-19

Në drejtim të udhëzimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia dërgoi ndihma mjekësore, të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë...

Turqia sot ka dërguar maska në Taxhikistan për të ndihmuar në luftimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dorëzoi 50.000 artikuj mjekësorë, tha në një deklaratë Ambasada e Turqisë në vendin e Azisë Qendrore.

Rreth 200 qytetarë të Taxhikistanit të bllokuar në Turqi u kthyen gjithashtu në vendin e tyre, shtohet në deklaratë.

Turqia në këtë pandemi ka ndihmuar së paku 82 vende me ndihma humanitare, duke përfshirë Italinë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe, por edhe vendet e Ballkanit, duke e bërë atë ofruesin e tretë më të madh në botë gjatë pandemisë.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në mbarë botën. Evropa dhe SHBA aktualisht janë zonat më të goditura.

Pandemia ka vrarë afër 347.000 njerëz në të gjithë botën me mbi 5.5 milionë raste të konfirmuara, ndërsa rikuperimet kanë tejkaluar 2.7 milionë.Turqia dërgon maska në Taxhikistan për luftimin e COVID-19

Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për shtetin afrikan Çad, në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), me ndihma mjekësore kundër pandemisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në drejtim të udhëzimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Turqia dërgoi ndihma mjekësore, të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.

Avioni ushtarak kargo A400M e Minstrisë së Mbrojtjes u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore u nis drejt Çadit nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara. Në mesin e ndihmave mjekësore gjendet edhe një ambulancë.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrime me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi: “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.

Ministria e Shëndetësisë Çadit kishte njoftuar se vdekja e parë nga COVID-19 ndodhi më 29 prill.

Turqia më parë kishte dërguar ndihma mjekësore në vendet e Ballkanit, në mesin e tyre Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si dhe SHBA, Britani e Madhe, Spanjë, Itali dhe shumë vende të tjera.