Freskët deri të mërkurën, pastaj vjen vala e të nxehtit

Kjo javë ka nisur më e freskët por temperaturat do të rriten sërish pas ditës së mërkurë.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha se pas të mërkurës pritet një rritje graduale e temperaturave që pritet të shkojë deri në 41 gradë në qytete si Berati, Elbasani apo Gjirokastra.

Në zonat bregdetare nga sot do të nisë një rritje graduale me nga 1 gradë duke bërë që deri në fundjavë ë shkojnë nga 37-39 gradë, vlerat minimale 21-25

Ajo që e karakterizon këtë verë tha meteorologu janë valët e gjata të të nxehtit që kanë zgjatur deri në 15 ditë.